Në një intervistë për “The Telegraph” Sekretarja e Brendshme Britanike Suella Braverman ka deklaruar se marrëveshja e arritur me qeverisë shqiptare ka ndihmuar në uljen e numrit të emigrantëve të paligjshëm.
“Qeveria shqiptare ka qenë një partner shumë konstruktiv në përballjen me këtë sfidë të përbashkët. Numrat janë ulur, por në fund të fundit shifrat janë ende shumë të larta dhe unë nuk do të pushoj derisa ta arrijmë atë një numër shumë më të ulët,” tha Braverman.
Vitin e kaluar Braverman akuzoi shqiptarët se janë kriminelë, një deklaratë kjo e cila ngjalli reagime dhe kritika të shumta ku mes tyre edhe të kryeministrit Rama i cili i quaji deklaratat e Braverman të turpshme.
Ndërkohë që Mbretëria e Bashkuar po vijon luftën kundër emigracionit të paligjshëm duke ndërmarrë masa ligjore që vështirësojnë mundësitë për marrjen e azilit.