-sidi education-spot_img
28.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Turizmi na shpëtoi, tani duhet ta shpëtojmë ne!

Kryesoret

Turizmi është, pa dyshim, sektori që po shënon ecurinë më të mirë këtë vit. Vetëm në korrik hynë gati 1.8 milionë të huaj, shifër që është më shumë se gjysma e popullsisë banuese në vend (ndonëse qëndrimi i tyre është disaditor). Për 7-mujorin, hyrjet u rritën me mbi 30%.

Fluksi i lartë i të huajve ishte si një “bekim” për ekonominë, që në tremujorin e parë u ngadalësua ndjeshëm, për shkak të rënies së konsumit si rrjedhojë e përshpejtimit të ritmeve të emigracionit.

Gjallëria e turizmit ndihet kudo. Rrugët janë të mbushura me të huaj, lokalet po ashtu, hotelet po punojnë thuajse me kapacitet të plotë, supermarketet po shohin rritje të shitjeve, që po ndihet dhe te distributorët, industria e verës e pijeve e të tjera agroushqimore po përjeton lulëzim të vërtetë. (shiko shkrimin në faqet e brendshme të revistës).

Qytetarët vetë po e shfrytëzojnë këtë mundësi, duke dhënë apartamentet me qira, taksitë dhe shoqëritë që huazojnë automjetet nuk po e përballojnë dot kërkesën. Realisht, thuajse çdo segment i ekonomisë po i ndien efektet e kthimit të Shqipërisë, në një vend të preferuar turistik.

Këtu nuk u arrit rastësisht. Që përpara pandemisë, vendi u “zbulua” si një destinacion interesant nga agjencitë e mediat e huaja, për bukuritë natyrore dhe diversitetin që ofron me bregdetin, malet, liqenet, lumenjtë, kulturën e trashëgiminë historike.

Bizneset ishin të parët që e kapën tendencën dhe investuan në shtimin e kapaciteteve hoteliere që pesë vite më parë dhe filluan të ofronin paketa me të gjitha të përfshira. Industria mbështetëse e ndoqi nga pas, po me shpejtësi… (lexo KETU shkrimin e plote).

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit