-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

E nisi te “G-99”-ta/ Si erdhi Ervin Mete në krye të Ministrisë së Financave?

Kryesoret

Kryeministri Rama ashtu sikurse kishte paralajmëruar, ka prezantuar para Asamblesë Kombëtare të PS, ndryshimet e rëndësishme në kabinetin qeveritar.

Dy ndër lëvizjet më thelbësore janë ato që përfshijnë ministrinë për Europën dhe Punët e Jashtme, si dhe Ministrinë e Financave.

Ervin Mete do të jetë ministri i ri i Financave, i propozuar ditën e sotme nga Kryeministri Edi Rama gjatë mbledhjes së Asamblesë së PS-së.

Mete do të zëvendësoje në këtë post, Delina Ibrahimajn, e cila do të marrë një tjetër post në qeverinë Rama, atë të ministrit për mbrojtjen e Sipërmarrjes, post që e mbante Edona Bilali.

Mete ka mbajtur me parë postin e zv.ministrit të Financave dhe Ekonomisë, por për herë të parë gradohet në postin e ministrit. Aktualisht, Ervin Mete është drejtor i Përgjithshëm i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare.

Ervin Mete ka hyrë në politikë si kryetari i Partisë G-99, ndërkohë që në vitin 2015 ai mori postin e zv.ministrit të Financave dhe Ekonomisë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit