-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rama vendos piketat dhe liston problemet e qeverisë

Kryesoret

Në fjalën e tij në asamblenë socialiste në pritje të emrave të ministrave të rinj, Edi Rama listoi disa nga problemet që duhet të zgjidhë qeverisja qendrore dhe lokale në vitet në vazhdim.

Prandaj detyra jonë më kryesore është ta ngulisim në kokë se korrigjimi i të tashmes është arsyeja e ekzistencës sonë politike. Ndjeshmëria që duhet të ushqejnë organizimin tonë politik.

Psh korrigjimi i të tashmes së “Maldiveve të Europës” kërkon që askush të mos i mbyllë sytë përpara problemeve serioze, nga infrastruktura e Ksamilit. Nga Shkodra e Lezha, deri në Durrës dhe Sarandë, kërkon që askush të mos i mbyllë hundët para gropave që mbjellin ujërat e zeza jo të pak hoteleve.

Qeveria të mos i mbyllë veshët përpara kërkesës për shërbime cilësore dhe krah pune cilësore. Të gjitha frontet, në parlament, reformë në arsimin profesional, edukimin e forcave të punës, nxitjen, këshillat bashkiakë, etj.

Duhen nxjerrë mësimet nëse nuk duam që vitin tjetër dhe tjetrin vendi të mos bëhet viktimë e suksesit të këtij viti. Që vitin tjetër do të përballemi me një kërkesë më të lartë në sasi dhe cilësi” tha ai.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit