-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ngërçi Rama-Kurti? Osmani: T’i tejkalojmë si familje, një zë kundër Serbisë

Kryesoret

Kryefjala e vizitës sime sot në Tiranë është strategjia dhe unifikimi i politikës së jashtme mes Shqipërisë dhe Kosovës”. Kështu deklaroi sot në fjalën e saj Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Përderisa politikës e Serbisë po sfidon integritetin territorial të Kosovës, ne do të kemi nevojë për përkrahjen e Shqipërisë dhe aleatëve. Koordinimi me miqtë dhe aleatët është parakusht për suksesin tonë.

Dialogu me Serbinë është duke vazhduar, por rruga e vetme që sjell është paqe, është kur rezultati përfundimtar është njohja reciproke. Jemi dy shtete, por rruga jonë është vetëm një, euroatlantike” tha më tej Osmani.

E pyetur si do të ndikojë kjo vizitë në “shkrirjen e akujve” mes dy qeverive Rama-Kurti, Osmani tha se mes dy vendeve nuk ka asnjëherë moment të keq.

Kur kemi agresion të përditshëm institucional dhe të sigurisë nga një fqinj agresiv që vazhdon me logjikën e zhdukjes sonë nga faqja e dheut, atëherë duhet që të flasim me një zë dhe të unifikuar.

Nëse ndonjëherë kemi ndonjë dallim në strategji duhet të ulemi dhe t’i tejkalojmë si një familje. Jam angazhuar për koordinim edhe me Presidentin, kryeministrin dhe ministrat apo diplomatët kudo që punojnë” tha ajo.

Begaj pret Osmanin: Flisni më shumë me SHBA-në për situatën në veri

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit