Në Soçi ka nisur takimi i shumëpritur mes presidentit rus Vladimir Putin dhe presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan.
Bisedimet mes dy liderëve sapo kanë nisur në rezidencën e presidentit rus, ku pritet të diskutohet mbi marrëveshjen e grurit.
Moska nga ana e saj ka shprehur gatishmërinë për të negociuar. Një nga temat e shumëpritura për tu diskutuar është e ardhmja e marrëveshjes së grurit të Detit të Zi, ku Erdogan ka gjasa të përsërisë gatishmërinë e Ankarasë për të ndërmjetësuar në zgjidhjen e konfliktit në Ukrainë.
Takimi mes dy liderëve po zhvillohet në këto momente, nga ku lideri turk ka deklaruar se Rusia është e hapur për negociata mbi marrëveshjen e gruri.
“Unë e di që ju dëshironi ta sillni këtë çështje në tryezë. Në këtë pikë ne jemi të hapur për negociata,” mësohet të ketë thënë Erdogan.
#Breaking President Putin meets President Erdogan in Sochi, #Russia pic.twitter.com/JRmvoGZIJC
— Michael A. Horowitz (@michaelh992) September 4, 2023