Sali Berisha ka përshëndetur takimin e deputetëve opozitarë dhe aleatëve, i thirrur nga Gazment Bardhi, me qëllimin që opozita të bashkërendojë qëndrimin e saj në parlament.
Teksa, akuzoi Ramën se ka krijuar një mekanizëm që devijon vullnetin e shqiptarëve, Berisha u shpreh se opozita ka një misioni të vështirë përpara, teksa përsëriti thirrjen për protesta.
Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu kërkoi që opozita, ashtu sikur ishte sot të mbajë takime cdo javë për të koordinuar aksionin opozitar.
“Duhet që të mbajmë takime të përjavshme. Së bashku me zotin Shehi, Dule dhe Duka kemi marrë një sërë iniciativash, që të jemi opozita e qytetarëve dhe jo opozita që të caktojmë vete se ku jemi dhe çfarë bëjmë.
Duhet të jemi të bashkuar jo vetëm për njohjen e fakteve, por dhe të denoncuar ato. Mendoj se po ashtu një element i rëndësishëm që duhet të përmendim është eksodi i shqiptarëve.
E vetmja forcë që duhet të kthejë besimin e emigrantëve, është votimi i diasporës. Nuk mund të jemi thjesht deputetë për të vepruar në Kuvend, por duhet të jemi më të angazhuar”, tha ai.