Më tragjikja,
më e trishta,
më e tmerrshmja në këtë sistem qeverisje është se vijnë ministra që nuk kanë asnjë platformë për të qeverisur sektorin ku ata vendosen në krye,
nuk ja kanë haberin fare;
pastaj marrin vendime ose zbatojnë masa për të cilat nuk ja kanë haberin se çfarë përfaqësojnë, po fare.
Si dje ku emerohen njerez qe as e dine se c’po ndodh me ta, as marrin mundimin t’u thone: N’a flisni, n’a jepni pak programin se si do qeverisni,
Presidenti i fut nje firme fap e fap, pa ditur se c’ka emeruar, dhe vijne njerez qe ekzekutojne vendime qe kur jane emeruar as i kane menduar, studjuar, pjekur ne trute e tyre,
duke sjellë dëme të rënda për shoqërinë;
më e keqja ja fusin edhe pas krahëve kryetarit të tyre duke lënë të kuptohet se ata nuk janë dakord, por e bëjnë nga e keqja, nga shtrëngimi, pra e dekonspirojnë vendimmarrjen,
dhe pastaj ikin në drejtime të tjera të paditura duke harruar ose mos u kujtuar fare për atë që kanë bërë.
Shembuj? Ja po marr dy:
Zonja Kushi mund të jetë një zonjë e nderuar, unë nuk e njoh fare, por kurrë Shqipëria nuk do t’ia harrojë shkatërrimin që ajo i bëri albanologjisë, një krim që shkatërroi të paktën 200 vjet përpjekje studjuesish, patriotësh, dijetarësh, për të mbajtur gjallë identitetin kombëtar!
Po, është një krim kombëtar!
Zoti Mazniku, unë nuk e njoh fare kush është, por kurrë inteligjenca universitare nuk do t’ja harrojë kurrë se ai është zbatuesi kryesor i ligjit për arsimin e lartë, nga i cili vuan prej dekadash bota universitare shqiptare, shkatërroi arsimimin e lartë të rinisë shqiptare, dhe çon në falimente universitetet njeri pas tjetrit!
Hajde gjeje ti pastaj se çfarë lidhjeje ka ministria e arsimit me kryetaren e grave socialiste, ose ligji për arsimin, me punët botore të bashkisë të Tiranës, me këshillat bashkiake në pushtetin vendor!
Dhe kërkojmë performanca ne! Pikaaaaaaa modelit të qeverisjes!