Lulzim Basha mblodhi paraditen e sotme Kolegjin e Kryetarëve. Tryeza u organizua një orë përpara takimit ku kryetari i grupit të PD-së, Gazment Bardhi ka ftuar të gjithë deputetët e opozitës dhe që pjesë do të jetë Sali Berisha.
Pa përmendur emra, por referenca ishte e qartë, kur Basha tha për Bardhin se i uron rrugë të mbarë në bunkerin anti-amerikan duke nënkuptuar se u bashkua me Sali Berishën.
“Nuk do të lejoj askënd që të luajë me interesat e PD-së që kërkon të çojë demokratët në hullitë e “non grata”-ve dhe se ne futemi në këtë betejë për të mbrojtur interesat e PD-së.
Për ata që kanë vendosur t’i trafikojnë këto vlera në këmbim të komoditetit të rremë politik apo personal, udha e mbarë u qoftë në bunkerin anti-amerikan. PD-në nuk e dëmtojnë më” tha Basha.