-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gjykata këmbëngul: SPAK, heto dëmin e madh që gjeti KLSH tek “Sterilizimi”

Kryesoret

Gjykata e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit nuk i la detyrë SPAK-ut që të hetonte vetëm rolin e ish-ministrit Ilir Beqja në koncesionin e “Sterilizimit” dhe pasurinë e tij, por edhe të gjitha gjetjet e KLSH-së.

Pak kohë më parë Kontrolli i Lartë i Shtetit në një raport për koncesionet dhe konkretisht për “Sterilizimin” gjeti disa shkelje që kishin çuar në një dëm mjaft të madh ekonomik për buxhetin e shtetit.

Raporti shkeljet i shoqëronte edhe me emrat e zyrtarëve të përfshirë. Por duket se SPAK-u nuk i ka shkuar deri në “palcë” dhe për këtë arsye, gjykata i kërkon që të thellohet në dosjen e KLSH-së. “5Pyetjet.al” publikon dokumentin.

Gjykata çmon se Prokuroria e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit duhet të hetojë dhe të analizojë përgjegjësitë e të gjithë personave për problemet që ka konstatuar KLSH gjatë zbatimit të kontratës koncesionare e cila sipas këtij të fundit është shoqëruar me dëm ekonomik të konsiderueshëm në buxhetin e shtetit” thotë gjykata.

Dokumenti-detyrat e gjykatës për SPAK-un

Një ditë më parë “5Pyetjet.al” publikoi një tjetër pjesë nga dosja e gjykatës për koncesionin e “Sterilizimit” ku Erion Bani i kërkonte SPAK-ut që të hetonte pasurinë e Ilir Beqjat, ish-ministër i Shëndetësisë që ka firmosur koncesionin që është nën hetim dhe që deri tani ka çuar në qeli ish-zv/ ministrin Rrjepaj dhe fituesin Ilir Rrapaj.

Gjykata i jep urdhër SPAK-ut: Hetoni pasurinë e Ilir Beqajt

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit