-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Lufta në Ukrainë, mungesa e Putinit dhe e Xi-së pritet ta dobësojnë samitin e G20-ës

Kryesoret

Në mungesë të Rusisë dhe Kinës, samiti dyditor në Indi, do të mbizotërohet nga Perëndimi dhe aleatët e tij.

Ndarjet e thella dhe të rrënjosura për luftën e Rusisë në Ukrainë rrezikojnë ta pengojnë përparimin në çështjet siç janë: siguria e ushqimit, borxhi i pashlyeshëm dhe bashkëpunimi global për ndryshimin klimatik, kur kombet më të fuqishme të botës të takohen këtë fundjavë në Nju Delhi.

Qëndrimet e palëkundshme ndaj luftës e kanë bërë të pamundur të ketë pajtim qoftë edhe për një komunikatë të vetme në G20, apo takime ministrore në G20 gjatë presidencës së Indisë këtë vit, duke bërë që t’u mbetet në dorë liderëve ta gjejnë një zgjidhje, nëse është e mundshme.

Kina do të përfaqësohet nga kryeministri Li Qiang, dhe jo nga presidenti Xi Jinping, derisa Rusia njoftoi për mungesën e presidentit Vladimir Putin, duke lënë të kuptohet se asnjëri vend me gjasë nuk do t’i bashkohet asnjë konsensusi.

Kjo nënkupton se, samiti dyditor nga 9 shtatori, do të mbizotërohet nga Perëndimi dhe aleatët e tij. Në mesin e liderëve të G20-ës, të cilët do të marrin pjesë, janë edhe presidenti amerikan, Joe Biden, kancelari gjerman, Olaf Scholz, presidenti francez, Emmanuel Marcon, Mohammed Bin Slaman nga Arabia Saudite dhe Fumio Kishida i Japonisë.

Një samit i dështuar do t’i zbulonte kufizimet në bashkëpunim mes fuqive perëndimore dhe joperëndimore, si dhe do t’i nxiste vendet të përkushtoheshin edhe më shumë ndaj grupeve me të cilat ndihen më rehat, thanë analistët.

Për t’i luftuar kërcënimet globale “të mos bisedosh me Perëndimin dhe blloqet joperëndimore nuk është ajo çfarë do të donit”, tha Michael Kugelman, drejtori i Institutit të Azisë Jugore në Qendrën Wilson në Uashington./REL

Artikulli i plotë këtu.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit