Dy persona kanë mbetur të vdekur nga përmbytjet e shkaktuara në Bullgari. Shirat e rrëmbyeshëm në qytetin Tsarevo në Detin e Zi kanë krijuar një situatë mjaft problematike duke u shndërruar në tragjedi.
“Situata është shumë e rëndë. Kemi konfirmuar dy të vdekur”, tha kryetari i bashkisë së Tarevos, Giorgi Laptsev për mediat vendase.
Tërbohet moti në Greqi, vërshon uji, çahen rrugët, të vdekur dhe të zhdukur (VIDEO)
Në këtë zonë është shpallur gjendja e jashtëzakonshme, ndërkohë që mediat raportojnë se 60 persona janë detyruar të evakuohen.
Përmbytjet kanë marrë me vete shumë objekte në qytet duke përfshirë dhe makina. Nuk kanë mbetur pa u përfshirë nga vërshimet e ujit edhe objekte banimi dhe hotele.
I gjithë vendi është përshkuar nga një mot i keq këtë fillim shtatori, gjithashtu përmbytje ka patur dhe në shtetin fqinj të Greqisë.