Flaket e zjarrit në Zhamë të Lushnjës, po përhapen me shpejtësi duke djegur ullishte e shkurre.
Burimet bëjnë me dije se zjarri ka ardhur nga kodrat e Peqinit dhe era e fortë i ka shtyrë drejt Zhamës.
Në vendngjarje ndodhen dy mjete zjarrfikëse të ndihmuara dhe nga banorë të zonës ndërkohë që janë kërkuar përforcime nga Fieri, Divjaka dhe Berati.
Vatra e zjarrit vijon të jetë aktive në pikën më të lartë të kodrave të Dushkut.