Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi ka zhvilluar një bisedë me studentë të marrëdhënieve ndërkombëtare në Universitetin Leiden në Hagë dhe diplomatë të rinj.
Bislimi në këtë takim foli mbi zhvillimin e Kosovës dhe progresin socio-ekonomik që ka njohur vendi.
“Përtej barrierave me të cilat vendi është përballur, Kosova ka treguar potencialin e saj për zhvillim. Vëmendje të veçantë ka patur në rritjen e qëndrueshme dhe shpërndarjen e drejtë e të barabartë tek qytetarët. Zhvillimi i Kosovës u reflektua dhe në renditjet e indekseve ndërkombëtare,” u shpreh Bislimi.
Ai gjithashtu foli për integrimin në Europë të Kosovës ku theksoi se është e rëndësishme të fuqizohet mesazhi Kosova është e gatshme të bëjë hapa tutje në këtë proces.
“Bashkimi Evropian është vizioni, fati e destinacioni ynë”, është shprehur Bislimi.