Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg do të mbajë në Bruksel sot një takim me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.
Para këtij takimi, shefi i NATO-s, zhvilloi një bashkëbisedim në Komisionin për Punë të Jashtme të Parlamentin Evropian.
Stoltenberg mes tjerash përmendi veçanërisht, Kosovën, kur foli për bashkëpunimin mes NATO-s dhe Bashkimit Evropian.
“Është mirë që të shohësh që vit për vit ne kemi qenë në gjendje të forcojmë bashkëpunimin mes NATO-s dhe Bashkimit Evropian, në kibernetikë, në hapësirë, në infrastrukturën kritike, në lëvizshmërinë ushtarake dhe ne punojmë dorë për dore në Ballkanin Perëndimor, në Kosovë,” tha Stoltenberg gjatë bashkëbisedimi në PE.