Pas mbledhjes së sotme të qeverisë është përcaktuar metodologjia e kostos së studimeve për programin e integruar të studimeve të ciklit të dytë “Mjekësi e Përgjithshme”.
Në reagimin zyrtar sqarohet se si bëhet përllogaritje e kostos për çdo student.
VENDIMI I PLOTE I QEVERISE
V E N D I M PËR
PËRCAKTIMIN E METODOLOGJISË SË KOSTOS SË STUDIMEVE PËR PROGRAMIN E INTEGRUAR TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË “MJEKËSI E PËRGJITHSHME” NË INSTITUCIONET PUBLIKE TË ARSIMIT TË LARTË DHE ÇDO MBËSHTETJE TJETËR PËR STUDENTËT E KËTIJ PROGRAMI STUDIMI
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 5, të ligjit nr.60/2023, “Për trajtimin e veçantë të studentëve që ndjekin programin e integruar të studimit të ciklit të dytë “Mjekësi e përgjithshme” në institucionet publike të arsimit të lartë”, me propozimin e ministrit të Arsimit dhe Sportit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Kostoja e studimeve në programin e integruar të studimit të ciklit të dytë “Mjekësi e përgjithshme” në institucionet publike të arsimit të lartë (IAL), të cilat ofrojnë këtë program studimi, si dhe çdo mbështetje tjetër për studentët e këtij programi, të llogaritet sipas metodologjisë së përcaktuar në këtë vendim.
Institucioni i arsimit të lartë publik, në përllogaritjen e kostos së studimit të programit “Mjekësi e përgjithshme”, merr në konsideratë kostot direkte dhe ato indirekte, sipas klasifikimit të mëposhtëm:
Kostot direkte përfaqësohen nga të gjitha shpenzimet, që parashikohen të kryhen në një vit buxhetor për ofrimin e shërbimit të mësimdhënies dhe kërkimit shkencor e që lidhen drejtpërsëdrejti me treguesit, si më poshtë vijon: