-sidi education-spot_img
3.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shefi i NATO-s: Mirëpres uljen e tensioneve! Osmani: Serbia do destabilitet

Kryesoret

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg në një konferencë pas takimit me Presidenten Vjosa Osmani u shpreh se mirëpret “hapat e fundit që janë ndërmarrë nga Prishtina, duke përfshirë zvogëlimin e numrit të Forcave Speciale të Policisë në veri dhe planet të mundësuar zgjedhje të reja komunale”.

Kryetarja e shtetit të Kosovës akuzoi se Beogradi kërkon destabilizim të Ballkanit nën koordinimin e Rusisë. “Serbia vazhdon që të ketë 48 baza në kufi me Kosovën që i quan qendra humanitare, por që sipas SHBA-së janë qendra spiunimi.

Vazhdon që të rrisë edhe praninë ushtarake dhe bashkëpunimin me Rusinë dhe koordinohet me Rusinë. Kurse Kosova është 100% në çdo vendim në përputhje me BE-në. Serbia duhet që të bëjë së paku disa detyra shtëpie përpara se të marrë mbështetjen e BE-së. Fondet duket të shkojë krah për krah me mbështetjen e BE-së” tha ai.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se shpreson që ndërmjetësuesi Bashkimi Evropian do të ketë qasje të balancuar në dialogun Kosovë–Serbi.

Osmani u shpreh se BE-ja në disa raste nuk ka pasur qasje të balancuar. Ajo ka thënë nga selia e NATO-s në Bruksel se do t’i bëjë thirrje aleatëve që të sigurojnë qasje të balancuar.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit