-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Bardhi kundër! Manovra e Berishës: Të fitojmë, pastaj ta zgjedhim kryeministrin

Kryesoret

Opozita shqiptare po tenton që të hedhë themelet e bashkimit për zgjedhjet parlamentare të 2025-tës. Nisi me një takim ditën e martë ku ishin të pranishëm grupi i Sali Berishës, Gazment Bardhit dhe aleatët që ishin në listat e PD-së në zgjedhjet e fundit. Referuar zgjedhjeve të ardhshme, një pjesë e deputetëve e kundërshtojnë faktin që Berisha të jetë kandidati i opozitës së bashkuar për kryeministër.

Gazment Bardhi tha se nëse Berisha do të jetë kryetari i Partisë Demokratike dhe kandidat për kryeministër, ai nuk kandidojë më për deputet duke i “dhënë duart” këtij bashkimi.

Nuk kam asnjë ambicie në këtë drejtim, në këtë moment. Gjënë që kam bërë nuk e kam bërë për veten time, nuk e kam bërë për mua.

Unë kam thënë që nëse zoti Berisha do të jetë kryetari i Partisë Demokratike dhe kandidat për kryeministër, unë nuk kandidoj më për deputet” tha ai.

Por çfarë mendon Berisha, si do të zgjidhet kandidati për kryeministër?

Këtë e zgjidh vota. Unë jam i vetmi kryetar partie në Europë dhe botë që kam deklaruar se pas fitores së zgjedhjeve nuk do të thotë automatikisht kryeministër, por do të ketë një garë të dytë me kandidatë të tjerë nga ekipi” tha Berisha.

Po pse kandidati nuk zgjidhet përpara procesit të zgjedhjeve? Këtë Berisha nuk e pranon.

Më mirë pas zgjedhjeve. Sepse nëse bëhet para zgjedhjeve, të gjithë do të votojnë Sali Berishën. Pas zgjedhjeve mund të thonë “doktori e solli deri këtu dhe tani preferojmë ndryshim” dhe ua jap të drejtën të votojnë sikur duan” tha ai.

Kjo duket se do të jetë pika që do të ndajë palët në të ardhmen.

Bardhi kandidat për kryeministër? Berisha: Të gjitha hipotezat mund të ngrihen

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit