Policia e Durrësit ka bërë të mundur vënien në pranga të 2 personave pasi në muaj maji të këtij viti kanë vjedhur një agjenci udhëtimesh.
Në pranga është vëne edhe një 40-vjeçar me inicialet Sh. H. pasi kishte ushtruar dhunë ndaj kunatës.
Pasi policia ka identifikuar dhe lokalizuar dy skifterët kanë bërë të mundur arrestimin e tyre.
Tre të arrestuarit ishin shpallur në kërkim dhe u ndaluan pas disa muaj. Të arrestuarit janë
31-vjeçari me inicialet B. M. dhe 38-vjeçari me inicialet M. F.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.









