-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Paralajmërimi i Macronit për vizat, ambasadori në Kosovë: Ishte i qartë!

Kryesoret

Një deklaratë e Presidentit të Francës, Emmanuel Macron, e thënë gjatë një fjalimi para ambasadorëve francezë nëpër botë, ka nxitur shqetësime se liberalizimi i vizave mund të shtyhet, nëse Kosova dhe Serbia s’veprojnë me përgjegjësi karshi dialogut për normalizim të raporteve dhe gjendjes në veri.

Ambasada e Francës në Prishtinë në një përgjigje për Gazetën Express kanë thënë se deklarata e presidentit të Francës, Emmanuel Macron është shumë e qartë, me shikimin përpara dhe që nënvizon perspektivë pozitive, përfshirë edhe zgjerimin.

Tutje thotë se deklarata e presidentit të Francës është një mesazh miqësor dhe i vendosur që tregon për të dy vendet se ka shumë për t’u humbur.

“Franca mbështet plotësisht lehtësimin evropian dhe pret nga të dy palët që të angazhohen në mënyrë konstruktive në dialog. Kjo përfshinë padyshim edhe Kosovën, prej të cilës ne gjithashtu presim masat e de-eskalimit.

Qëndrimi i presidentit Macron ishte shumë i qartë dhe ne iu inkurajojmë juve që ta shikoni atë në tërësinë e tij: është me shikim përpara, nënvizon një perspektivë pozitive, përfshirë zgjerimin, dhe është një mesazh miqësor dhe i vendosur për të dy vendet, që ka shumë për t’u humbur” tha Ambasada e Francës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit