-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shtyhet sërish vendimi për lirimin e një ndërtese komunale nga strukturat serbe në Mitrovicën e Veriut

Kryesoret

Kryetari i komunës së Mitrovicës së Veriut, Erden Atic tha se ka shtyrë sërish zbatimin e vendimit për lirimin e një ndërtese komunale nga punonjësit e strukturave serbe.

Kjo është hera e dytë që nga 25 gushti që kjo komunë shtyn vendimin, mes shqetësimeve ndërkombëtare për ndikimin e mundshëm të këtij vendimi në situatën e sigurisë.

Në vendimin e autoriteteve lokale në Mitrovicën e Veriut për shtyrjen thuhet se inspektorati komunal detyrohet që të faktojë rrethanat dhe arsyet e përdorimit të objektit në fjalë.

“Inspektorati Komunal duhet të sjellë Raportin nga pika 1) e këtij neni brenda afatit kohor prej 15 ditësh, pas pranimit të të cilit e pas vlerësimit të të gjeturave të cilit, ky Vendim ekzekutohet përmes procedurës përmbarimore, nëse palët kanë refuzuar lirimin vullnetar të objektit”, thuhet në vendimin e komunës.

Në ndërtesën e diskutueshme veprojnë katër institucione që financohen nga qeveria e Serbisë: Zyra për Kosovën në qeverinë serbe, Qendra për Punë Sociale nga Vushtrria dhe i ashtuquajturi Qarku Administrativ i Mitrovicës.

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç tha më herët të premten se nuk po bëhet asnjë diskutim që serbët t’ua lënë ndërtesat atyre që nuk i kanë takuar ndonjëherë.

Ai i bëri këto komente gjatë një konference me gazetarë në Beograd, në ditën kur pritej të skadojë afati dy javor i autoriteteve lokale në Mitrovicën e Veriut për zbatimin e vendimit për lirimin e një ndërtese komunale nga punonjësit e strukturave serbe.

ARTIKULLI I PLOTË I VOA

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit