-sidi education-spot_img
18 C
Tirana
-sidi education-spot_img

PD: Agron Malaj i Matit tendera përmes vëllait, hotel me 5 yje në Dhërmi

Kryesoret

Grupi i Seli Berishës nga selia e PD-së denoncoi sot vëllanë e kryetarit të bashkisë së Matit, Agron Malaj.

Zëdhënësja për Anti-Korrupsionin në Partinë Demokratike, Genta Vangjeli deklaroi se kryebashkiaku socialist Agron Malaj ka përdorur pushtetin për të përfituar kontrata me para publike në favor të familjarëve të tij.

Sipas selisë blu, Malaj procedon me anë të vëllait, Fatos Malaj, i cili është zotërues i të paktën shoqërive tregtare.

“Partia Demokratike, në emër të banorëve të bashkisë Mat dhe interesit publik, ka disa pyetje, për të cilat SPAK duhet të reagojë me nisjen e hetimeve të thelluara dhe të menjëhershme:

-Përse kompania Global Security, ku ka qenë pronar deri në Nëntor 2019 kryebashkiaku dhe tani është i vëllai, fiton në mënyrë të përsëritur kontrata, edhe me negocim pa shpallje të njoftimit të kontratës si rasti i UKT Tiranë?

-Përse vëllait të Agron Malajt i miratohen Brenda ditës nga Këshilli i Basenit Ujor Mat lejet për përdorimin e ujit dhe të burimit pa marrë parasysh faktorët ligjorë dhe kërkesat e qytetarëve?

-Çfarë është bërë nga organet shtetërore të cituara nga KLSH për ndryshimin e kësaj situate për HEC Traja 1 dhe HEC Madhesh?

-Ku i gjeti paratë dhe aksesin, vëllai i Agron Malajt për të ndërtuar një hotel luksoz në Pedonalen pranë ish-Kampit në Dhërmi?” denoncon selia blu.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit