-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Si u 6-fishua pasuria e Ilir Beqajt? Manovrat që duhet të zbërthejë SPAK-u

Kryesoret

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka urdhëruar SPAK-un që të kryejë hetim pasuror ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqja. Referuar vendimit për dosjen e sterilizimit gjykata kërkon të bëhet hetim pasuror ndaj Beqajt për të kuptuar nëse ka ndikuar për të favorizuar kompaninë “Sani Service” të fitojë koncensionin e sterilizimit. Gjyqtari Erion Bani në detyrat që i lë SPAK-ut nxjerr në pah manovrat që kishte bërë prokurori Edvin Kondili për të shmangur nga shënjestra Beqajn. Tashmë përveç hetimit për rolin në koncesion kërkohet edhe hetimi pasuror.

Por sa është pasuria që ka deklaruar Ilir Beqja?

Dy vite më parë BIRN ka bërë një analizë të pasurisë së ish-ministrit ku evidentohet fakti se në deklaratën e parë të dorëzuar në ILDKPKI në vitin 2003, Ilir Beqaj zotëronte pasuri me vlerë 12.5 milionë lekë, ndërsa në fund të vitit 2018, pasuria familjare është 6-fishuar duke kapur vlerën e gati 80 milionë lekëve.

Ilir Beqaj u zgjodh ministër i Shëndetësisë në kabinetin e kryeministrit Edi Rama pas zgjedhjeve parlamentare të vitit 2013 dhe qëndroi në detyrë përgjatë një mandati. Pas zgjedhjeve të vitit 2017, Beqaj u zëvendësua nga ministrja Ogerta Manastirliu. Në vitet 1990 – 1994, Beqaj ka punuar në Bankën e Shqipërisë, ndërsa gjatë viteve 2003-2006 ka mbajtur pozicionin e drejtorit të Institutit të Sigurimeve Shoqërore. Prej vitit 2007 ai është anëtar i Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste dhe prej vitit 2009, deputet në Kuvendin e Shqipërisë.

Cili është burimi i pasurisë?

Burimi kryesor sipas deklaratave të pasurisë ka qenë kompania Intech+. Beqaj ka siguruar përmes kompanisë të ardhura në masën 27% të totalit, ndërsa nga shitja e aksioneve ka siguruar të ardhura në masën 12%. Ndërkohë, rreth 14% e të ardhurave kanë si burim pagën e Beqajt, 29% pagat e familjarëve dhe rreth 5% të tjera burojnë nga qiratë. BIRN identifikoi një seri “flamujsh të kuq”, të cilët lidhen me aksionet në kompaninë Intech+, detyrimet për blerjen e një apartamenti si dhe një hua të marrë sërish nga kompania e biznesit.

Gjatë viteve që ka zotëruar aksione në kompaninë Intech+, Beqaj ka qenë njëkohësisht zyrtar publik, duke mbajtur pozicionet e drejtorit të ISSH dhe deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, pavarësisht kufizimeve të ligjit për konfliktin e interesit. Tashmë hetimi do të fokusohet mbi të gjitha tek periudha nga momenti i ardhjes në pushtet dhe marrjes së detyrës së ministrit dhe më pas, kohë që përkon me dhënien e koncesionit të sterilizimit dhe jo vetëm.

Dokumenti/ Herën e parë e shpëtoi Kondili, kur do ta thërrasë SPAK-u Beqajn?

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit