Presidenti ukrainas, Volodimir Zelensky është shprehur së fundmi se nuk ka mundësi kompormisi me Putin për mbylljen e luftës.
Për të fajtuar këtë mendim të tijin Zelensky u shpreh se vdekja e kreut të grupit Wagnerit, Prigozhin është shembulli i asaj që u ndodhte njerëzve të cilët bëjnë ujdi me presidentin rus.
“Kur kërkon të kesh kompromis apo dialog me dikë, nuk mund ta bësh me një gënjeshtar. A e keni parë Putinin të bëjë kompromis lidhur me çështje të tjera? E keni parë të bëjë kompromis, me Çeçeninë, Gjeorgjinë, me Moldavinë. Ai i pushtoi këto vende”, tha Zelensky.
Ukraina shënoi fitore të rëndësishme në jugun e vendit, mes përleshjeve të ashpra me trupat ruse, siç pohohet në raportime nga fronti i luftës.
Sipas shefit të Shtabit të Forcave të Armatosura të Kievit, ushtria ruse kishte humbur 600 trupa në vetëm një ditë, të premten, dhe zyra e partisë së Putinit “Rusia e Bashkuar”, në qytetin e pushtuar të Polohy ishte shkatërruar në një sulm.