-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha: Përgjaket Vlora! Turizëm dhe ekzekutime

Kryesoret

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar në lidhje me vrasjen që ndodhi mbrëmjen e djeshme në Vlorë duke deklaruar se rendi është në duart e krimit.

“Përgjaket Vlora. Turizëm dhe ekzekutime. Rendi në duart e krimit! Ekzekutohet nga dy vrasës 41 vjeçari. Moto: Hëngshin kokat e njëri-tjetrit!

Të dashur miq, mbrëmë u ekzekutua nga dy vrasës 41 vjeçari. Si zakonisht, vrasësit u larguan në drejtim të paditur, dhe dogjën aty ku deshën makinën nga e cila qëlluan viktimën!

Policia njoftoi ministrin se banditët po i hanë kokën njëri-tjetrit, në përputhje me porosinë e “krim-ministrit.” Shqipëria është vend që ka hequr dënimin me vdekje. Por Edi Rama ka liçensuar bandat për zbatimin e tij” shkruan ai.

Laert Keka u qëllua me kallash te Kisha Ortodokse duke humbur jetën në vend. Asnjë i arrestuar deri tani. Viktima ka qenë me precedent penal.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit