Të dy kombëtaret si ajo e Shqipërisë dhe ajo e Polonisë janë gati të zbarkojnë në fushën e stadiumit “Air Albania” për të dhuruar spektakël dhe emocione për kombet e tyre.
Ndeshja do të startojë në orën 20:45 dhe të gjithë tifozët kanë pushtuar stadiumin dhe janë në pritje të fishkëllimës së parë nga arbitri.
Pak minuta na ndajnë dhe janë publikuar formacionet zyrtare, trajneri Sylvinho ka ndarë mendjen dhe duke bërë dy ndryshime.
Thomas Strakosha do të luajë në portë në vend të Etrit Berishës, ndërsa mbrojtja nuk ndryshon me Elseid Hysajn, Berat Gjimshiti, Ardian Ismajlin dhe Matio Mitajn.
Në mesfushë do të luajnë Nedim Bajrami, Ylber Ramadani dhe Kristjan Asllani. Myrto Uzuni do të thehet në sulm duke zënë vendin e Taulant Seferit, ndërsa me të janë edhe Sokol Cikalleshi dhe Jasir Asani.
Shqipëria: Strokosha, Hysaj, Gjimshiti, Ismjali, Mitaj, Asllani, Ramadani, Bajrami, Uzuni, Cikalleshi, Asani.
Polonia: Szczęsny, Cash, Kędziora, Bednarek, Lewandowski, Krychowiak, Kamiński, Kiwior, Bereszyński, S. Szymański, Zieliński