Festë dhe brohoritje kjo është ninulla me të cilën do të flenë të gjithë shqiptarët sonte pas fitores kundër Polonisë.
Fitorja 2-0 solli grumbullimin e 10 pikëve duke marrë kreun e grupit E.
Ishin Daku dhe Asani ata që vendosën stadiumin në festë duke siguruar fitoren me dy super gola.
Tifozët kanë nisur festën dhe dëgjohen duke kënduar rrugëve. Menjëherë pas përfundimit të ndeshjes tifozët ia kanë marrë këngës duke bërë thirrje “O sa mirë me qenë Shqiptarë”.