“Lutemi për jetët e humbura, familjet e tyre dhe shprehim solidaritetin tonë me të gjithë të prekurit nga kjo fatkeqësi natyrore”, tha Balla.
Ndërkohë ai bën me dije se ambasada e RSH-së në Athinë ka njoftuar qytetarët që ndodhen në zonat e prekura, se mund të kontaktojnë drejtpërdrejt me Njësinë për Menaxhimin e Emergjencave Civile të Ministrisë së Krizave Klimatike dhe Mbrojtjes Civile në numrin e aktivizuar të telefonit 112, i cili është vënë në dispozicion të shtetasve që kanë nevojë për ndihmë.
Ministri gjithashtu ndau kontakte për të gjithë shqiptarët e prekur dhe për çdo nevojë.
“Iu bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve shqiptarë të prekur nga përmbytjet në zonat problematike të Greqisë se për çdo nevojë t’i drejtohen Ambasadës Shqiptare përmes numrit të emergjencës -, në dispozicion të qytetarëve / dhe në adresën [email protected]”, citohet Ministri Balla.