Mbrëmjen e sotme do të zhvillohet përballja mes Shqipërisë dhe Polonisë e cila është e vlefshme për kualifikueset e “Euro 2024”.
Të gjithë tifozët kuq e zi kanë dalë më festë dhe janë nisur drejt stadiumit për t’u futur në perimetrin e tifozëve dhe për të parë ndeshjen që në sekondën e parë.
Ashtu si në ndeshjet e shkuara, “Plisat” do të jenë prezent edhe në ndeshjen e sotme dhe kanë elektrizuar të gjithë Tiranën.
Me flakadanë nëpër duar, me birra e me këngë, tifozët kanë marrë rrugën në drejtim të stadiumit ku veç këngëve për Kombëtaren, nuk mungojnë as këngët që ata i kanë dedikuar skuadrës së Prishtinës.
“Rrugës sypatrembur, Plisat po ecin”, është një nga “hitet” që dëgjohet në mesin e tifozëve.