Mbrëmjene e djeshme u zhvillua në stadiumin “Fadil Vokrri” ndeshja në mes të Kosovës dhe Zvicrës e vlefshme për kualifikim në “Euro 2024”.
Përballja përfundoi me rezultatin 2-2. Në tribunë tifozët Dardanë kishin përgatitur një koreografi për të nderuar lojtarët e Kosovës, policët, ushtarët dhe mjekët.
Në krye të banerit gjigant ishte vendosur ylli shqiptar me famë botërore, Rita Ora, me shallin me flamurin e Kosovës. Foto e saj e marrë nga klipi “Shine Ya Light”.
Në lidhje me këtë ka reaguar Ora e cila pak kohë më parë mori vëmendje të madhe pasi valëviti një flamur të Serbisë në një koncert të saj. Ajo gjithmonë e ka shprehur me krenari prejardhjen e saj.
Fillimisht ajo rishpërndau një fotografi të një faqeje fansash të Përfaqësueses së Kosovës, ku shkruhej: “Prezenca e saj na solli neve fat”.
Në ripostim ajo shkruan: “Të dua Kosovë, vendi ime i preferuar në gjithë botën.”