Pasditen e sotme është regjistruar një aksident në aksin rrugor Shkodër-Koplik, në kryqëzimin e fshatit Golem.
Ngjarja u regjistrua rreth orës 16:40 ku 52-vjeçari me inicialet D. Ç. i cili po drejtonte një mjet ka përplasur motoristin 33-vjeçar me inicialet E. D.
Si pasojë, ka mbetur i dëmtuar 33-vjeçari i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për përcaktimin e shkakut të saktë të aksidentit.