-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Kosova është e Serbisë”, grupi i Ultras bojkotojnë ndeshjen: Kjo përballje nuk duhet të ndodhte kurrë

Kryesoret

Kosova nesër do të përballet me Rumaninë në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian “Euro 2024”.

Përballja do të luhet pas barazimit të vlefshëm dhe plot emocione ndaj Zvicrës.

Ndeshja për veç se është e rëndësishme për kualifikueset ka tërhequr vëmendje pas reagimeve kundër Kosovës nga tifozët e Rumanisë.

Për mes një postimi ata kanë bërë të ditur se nuk do të jenë pjesë e stadiumit pasi Kosova është pjesë e Serbisë dhe kjo ndeshje nuk duhet të zhvillohet.

“Duke respektuar vendimin të marrë në fillim të kualifikimeve për të bojkotuar dy ndeshjet me të ashtuquajturën ‘kombëtare’ të Kosovës, të martën ne nuk do të jemi në stadium. Megjithatë, ne duam t’u bëjmë thirrje shikuesve që do të jenë në stadium.

Mbështetni grupet që do të jenë të pranishme në pohimin e së vërtetës edhe nëse kjo nuk i shkon për shtat mafisë së UEFA-s: për Rumaninë, Kosova është pjesë përbërëse e Serbisë dhe kjo ndeshje ‘ndërkombëtare’ nuk do të duhej të ndodhte kurrë”, thuhet në njoftimin e këtij grupi në Facebook.

Kujtojmë se Rumania nuk e njeh shtetin e Kosovës dhe për këtë arsye, në Rumani ishte bërë thirrje që të mos zhvillohen ndeshjet nda Kosovës kur u mësua shorti.

Megjithatë, propozimet e tyre ishin refuzuar menjëherë dhe Rumania detyrohet të presë Kosovën, ashtu si çdo kombëtare tjetër.

Ndeshja mes Rumanisë dhe Kosovës do të zhvillohet në “National Arena” të Bukureshtit, me fillim prej orës 20:45.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit