Dhimbja është përhapur në Kilkis, Greqi nga vdekja e papritur e futbollistit 33-vjeçar, Timotheus Karasavvidis, i cili u rrëzua mesditën e së dielës gjatë ndeshjes së kupës mes PAONE Eptalofos dhe Apollo Europos.
33-vjeçari fatkeq ishte baba i dy fëmijëve, një djali dhe një vajze të vogël.
Lojtari i pafat u rrëzua në fushë në minutën e 37-të të ndeshjes dhe iu dha ndihma e parë duke përdorur një defibrilator.
Një ambulancë mbërriti në stadium dhe e dërgoi 33-vjeçarin në spitalin e Kilkisit ku me gjithë përpjekjet e mjekëve nuk është bërë e mundur shpëtimi i tij.
Vdekja e Timos Karassavidis “zhyti” në zi Eptalofos, futbollin në Kilkis dhe gjithë komunitetin lokal pasi 33-vjeçari ishte një person i njohur dhe i dashur, sipas mediave greke.