-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Askush s’mund ta shkelë me këmbë, gjesti i Nedim Bajramit, simbol i dashurisë për fanellën kuqezi

Kryesoret

Dashuria për fanellën kuqezi duket se nuk ka çmim për futbollistët e kombëtares, nga cilado troje shqiptare vijnë ata. E kjo u tregua më së miri në episodin e golit të dytë të kuqezinjve ndaj Polonisë, pikërisht të Mirlind Dakut.

“A jemi live?” Tifozi kuqezi nga Gjakova sharje “alla shqiptarçe” për Serbinë (VIDEO)

Teksa ky i fundit shënoi golin dhe nxitoi të festojë duke qarë me tifozët pas porte, hoqi bluzën dhe e hodhi në fushë. Në këtë moment njëri nga futbollistët polakë e shkel me këmbë duke i kaluar sipër, por kjo fanellë nuk mund të shkelet kurrsesi nga askush.

Momenti kur futbollisti polak i kalon sipër duke shkelur fanellën e Dakut

Këtë e tregoi me veprimin e tij heroi tjetër i kombëtares, Nedim Bajrami, i cili teksa shkonte të festonte me shokët, fillimisht u ul të ngrinte nga toka bluzën e Dakut.

Momenti kur Nedim Bajrami ulet në tokë dhe ngre fanellën e Dakut

Një gjest i mrekullueshëm ky nga sulmuesi kuqezi, që tregon edhe njëherë bashkimin dhe marrëdhënien e shkëlqyer që lojtarët kanë jo vetëm me njëri-tjetrin, por edhe me fanellën.

Kujtojmë se kombëtarja e Shqipërisë triumfoi mbrëmjen e djeshme në “Air Albania” me rezultatin 2-0 ndaj Polonisë, duke shkuar në vend të parë të grupit E me 10 pikë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit