-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Arrestohet Enca, iu gjetën vazo me hashash në ballkonin e vilës në Lundër

Kryesoret

Policia e Tiranës ka vënë në pranga këngëtaren e njohur Ruenca Haxhiaj, e njohur me emrin Enca. Sipas bluve të kryeqytetit, 27-vjeçarja akuzohet për kultivim të bimëve narkotike.

Forcat e komisariatit nr. 1 kanë zbuluar në apartamentin e saj në periferi të Tiranës, 5 vazo ku ishin mbjellë hashash. Kanabisi ishte kultivuar në verandën e banesës.

Vazot me kanabis që iu gjetën Encës në ballkonin e banesës
Vazot me kanabis që iu gjetën Encës në ballkonin e banesës (FOTO: Policia e Tiranës)

“Tiranë: Finalizohet operacioni policor i koduar “Balcony”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike. Kishte kultivuar bimë narkotike, në vazo, në ballkonin e banesës së saj, vihet në pranga 27-vjeçarja. Sekuestrohen bimët narkotike.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, pas informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, se një shtetase kishte kultivuar bimë narkotike, në ballkonin e banesës së saj, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Balcony”.

Si rezultat i këtij operacioni u vu në pranga shtetasja R. H., 27 vjeçe, banuese në Lundër. Gjatë kontrollit në banesën e 27-vjeçares, në ballkon, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bimë të dyshuara narkotike kanabis, të kultivuara në vazo.  Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.”, njofton Policia e Tiranës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit