-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Turistët e huaj sollën 1.55 miliardë euro në 6 muajt e parë, po shqiptarët sa lanë jashtë?

Kryesoret

Gjysma e parë e këtij viti ka sjellë një nivel rekord të ardhurash nga shtetasit e huaj që kanë udhëtuar në Shqipëri. Në kahun tjetër, edhe shpenzimet e shqiptarëve jashtë kanë arritur shifra të papara deri tani.

Të dhënat e Bankës së Shqipërisë në bilancin e pagesave bëjnë të ditur se në 6 mujorin e parë të vitit 2023, shpenzimet e të huajve që kanë udhëtuar në Shqipëri arritën në total 1.55 miliardë euro. Të dhënat e tjera të INSTAT bënë të ditur se në periudhën janar-qershor, numri i shtetasve të huaj që kanë hyrë në territorin shqiptar është 3.396.932.

Sipas Ministrisë së Turizmit, fronin vijon ta mbajë ai i turizmit patriotik dhe konkretisht shqiptarët e Kosovës, me 40% të totalit. Në vend të dytë janë italianët, me 310 mijë vizitorë nga shteti fqinj duke shënuar rekord që në 6 mujorin e parë. Italianët zinin 9% të totalit.

Shifrat tregojnë se për nga numri Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi janë respektivisht grupi i tretë dhe i katërt që edhe këtu pjesë dominuese ndër vite kanë qenë shqiptarët e trevave.

Nuk kursehen as shqiptarët jashtë

Më shumë të huaj po vijnë në vend, por dhe më shumë shqiptarë po zgjedhin të udhëtojnë jashtë vendit. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, për gjashtë muajt e parë të vitit shpenzimet e shqiptarëve për udhëtimet jashtë ishin 977 miilionë euro, me një rritje prej 23% në krahasim me janar-qershor 2022.

Të dhënat e tjera të INSTAT bënë të ditur se numri i shtetasve shqiptarë të dalë nga territori i Shqipërisë gjatë gjashtëmujorit të parë 2023, është 3.024.102, duke u rritur me 20,0 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë./monitor

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit