Për veç se i dhuroi Shqipërisë një emocion të paharrueshëm duke dalë në avantazh kundër Polonisë dhe më pas edhe fitoren pas golit të Dakut i cili vulosi përballjen goli i Asanit ka bërë bujë në mediat ndërkombëtare.
Pas çdo ndeshje dhe goli faqja e UEFA grumbullon të gjitha predhat më të mira të ndeshjeve dhe si e tillë nuk mund të mungonte ai i Asanit.
UEFA është kursyer me fjalët pasi vetë goli flet shumë.
“Çfarë goditje, Jasir Asani. Golazo,” shkruan “Euro 2024”. Komentet janë të mahnitshme pasi për veç komenteve të shqiptarëve ka edhe komente të të huajve të cilët shprehin mbështetje të madhe madje kërkojnë nga ekipet e tyre të blejnë Asanin.
Nuk ka dyshime që goli i Asanit është ndër më të mirët dhe në vijim ndoshta mund të shpallet edhe si goli më i mirë i javës.