Pasditen e sotme është regjistruar një aksident në aksin rrugor Bulqizë-Shupenzë.
Mësohet se drejtuesi i mjetit tip “Fiat” ka humbur kontrollin e makinës dhe ka dalë nga rruga.
Për pasojë ka mbetur i lënduar shoferi me inicialet E. Z. Ai është dërguar për të marrë ndihmën mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po kryen hetimet në vendngjarje.