-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Plumbi endacak depërton murin e shtëpisë, qëllohet në kokë dhe vdes 24-vjeçarja

Kryesoret

Një 24-vjeçare ka ka ndërruar jetë në Marsejë të Francës pasi një plumb endacak i drejtuar për në një pikë të shpërndarjes së drogës e goditi në kokë brenda në banesën e saj.

Plumbi depërtoi panelin e dritares në dhomën e gjumit të vajzës sipas hetuesve.

“Ajo u shtrua në spital me një plagë të rëndë në kokë dhe në rrezik për jetën. Ajo vdiq në orët e para të së martës,” tha prokurori i Marsejës, Dominique Laurens.

Të shtënat ndodhën në një zonë pranë një farmacie, e njohur për policinë si pikë e shitjes së drogës, shtoi prokurori në një deklaratë.

Marseja është tronditur nga përshkallëzimi i dhunës mes bandave të drogës, duke lënë të paktën 40 të vdekur këtë vit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit