14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Futi fëmijën në bagazh, e pëson keq shoferi, gjobë dhe heqje patente

Kryesoret

Ditën e sotme është regjistruar një ngjarje e pazakontë në Tiranë ku një shofer i një makinë ka futur fëmijën në bagazh.

Ka qenë policia e cila ka parë ngjarjen dhe e ka filmuar. Mësohet se në automjetin tip “Opel Corsa”, i mituri qëndron në pjesën e pasme të mjetit, sipër bagazhit.

Në lidhje me ngjarjen e ka pësuar shoferi të cilit i kanë vënë një gjobë 15 mijë lekë të rinj, i kanë hequr tre pikë dhe i ka bllokuar lejen e drejtimit për 6 muaj shoferit të papërgjegjshëm.

Policia bën thirrje se kushdo që nuk përdor rripat e sigurisë dhe sistemet e fiksimit, të parashikuara për pasagjerët deri në 12 vjeç, ndëshkohet me masë administrative nga 5000 deri në 15000 lekë të rinj.

“Kushdo që nuk përdor rripat e sigurisë dhe sistemet e fiksimit, të parashikuara për pasagjerët deri në 12 vjeç, ndëshkohet me masë administrative nga 5000 deri në 15000 lekë të rinj,” thuhet në njoftim.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit