Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti priti në një takim ministrin për Turizëm të Izraelit, Haim Katz, që po shoqërohej nga Ambasadorja e Izraelit në Republikën e Kosovës, Tammy Ziv dhe ambasadori Peleg Lewi, njëherësh këshilltar i ministrit Katz.
Zyra e shtypit e kryeministrisë së Kosovës përmes një njoftimi për mediat ka bërë me dije se në takim u diskutua mbi mundësinë e hapjes së një linjë direkte ajrore sezonale Tel Aviv-Prishtinë.
“Diskutuan në lidhje me mënyrat e bashkëpunimit, sidomos në fushën e turizmit dhe shkëmbimit të përvojave dhe mbi mundësinë dhe arsyeshmërinë e hapjes së një lidhje direkte ajrore sezonale Tel Aviv-Prishtinë, si dhe për format e lehtësimit të udhëtimit të qytetarëve në drejtim të të dy vendeve,” thuhet në njoftim.
“Ministri Kazt, u shpreh falënderues për takimin dhe për mikpritjen që e ka përjetuar gjatë gjithë qëndrimit të tij në Kosovë. Gjithashtu u shpreh i kënaqur me vendet dhe lokalitetet kulturore, arkeologjike e historike që Kosova ka, e të cilat do të mund të tërheqin vëmendjen e interesimin e vizitorëve nga Izraeli, dhe qe i gatshëm që të ndajë me Kosovën praktikat më të mira në turizëm. Ai tha se është optimist se në një të ardhme të afërt Kosova do të bëhet destinacion i vizitorëve izraelitë,” thuhet po ashtu në njoftim.
It was a great pleasure to host Israel’s Minister of Tourism (@IsraelTourism), Haim Katz, today. We explored concrete ways to increase bilateral visits, share cultural treasures, and bolster our newly established but rapidly-growing ties. Israel offers valuable lessons. pic.twitter.com/q0MiuHdE5R
— Albin Kurti (@albinkurti) September 12, 2023