-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Lot dhe dhimbje! Iku në lule të rinisë! Qindra njerëz i japin lamtumirën Aldos

Kryesoret

Qindra mijëra qytetarë i kanë dhënë lamtumirën e fundit shqiptarit Aldo Gjoka në Leçe. I riu 29-vjeçar vdiq si pasojë e një aksidenti pak ditë më parë. Motori me të cilin po udhëtonte u përplas me një makinë që drejtohej nga një tjetër shqiptar Rezeart Turku, 44 vjeç, që banon prej vitesh në Otranto, sipas mediave italiane. 

Turku u arrestua për vrasje në rrugë. 44-vjeçari ishte në drejtimin e një Jaguar-i, ndërsa Gjoka po lëvizte me një motor Yamaha. 29-vjeçari nuk pati asnjë mundësi pasi ndërroi jetë menjëherë.

44-vjeçari Turku mbrohet nga avokati Nicola Di Bello dhe pritet të japë versionin e tij të ngjarjes. Por për momentin ai ndodhet në spital dhe nuk është në gjendje të shkojë në gjykatë. Turku ka pësuar fraktura në gjoks dhe brinjë.

Sa i përket viktimës Aldo Gjoka, i cili njihej nga të gjithë si Aldino. Siç shkruajnë mediat shumica e të pranishmëve në funeral kanë qenë të rinj, të apasionuar pas motorëve si i riu.

Si pasojë e përplasjes që ndodhi në Torre Specchia, motori i Gjokës përfundoi pas një muri të një banese. Mjeti i tij mori flakë dhe dokumentet e tij u shkatërruan, prandaj u desh pak kohë që të verifikohej identiteti i tij. Aldo do të festonte me 19 Shtator ditëlindjen.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit