Policia e Durrësit ka vënë në pranga një 27-vjeçare pasi së bashku me nënën e saj dhunuan dhunuar fqinjin e tyre të moshuar.
Nëna e të arrestuar është proceduar penalisht në gjendje të lirë. Sipas policisë mësohet se ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.1, ku nënë e bijë për motive të dobëta kanë goditur me shkop fqinjin e tyre 78-vjeçar.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës vunë në pranga një 27 vjeçare, si dhe referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për nënën e 27-vjeçares, shtetasen 53 vjeçe, të dyja banuese në lagjen nr.1, pasi për motive të dobëta, kanë goditur me send të fortë (shkop), fqinjin e tyre 78-vjeçar”, thuhet në njoftimin e policisë.