-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Do të kandidojë si kryetar bashkie, Albert Halilaj lirohet nga detyra e prefektit

Kryesoret

Ditën e sotme qeveria ka vendosur të lirojë nga detyra e prefektit të Kukësit, Albert Halilaj.

Halilaj është kandidat për zgjedhjet e 24 shtatorit në Kukës nën siglën e PS-së. Zgjedhjet do të mbahen pas dorëheqjes së Safet Gjicit dhe skandalit që mori bujë disa muaj më parë.

Postin e prefektit të Kukësit e merr Granit Gjana. Më herët Gjanaj ka mbajtur postin e Nënkryetarit të bashkisë së Kukësit.

VENDIMI I QEVERISË

Në mbështetje të neneve 100 e 114 të Kushtetutës dhe të nenit 5, të ligjit nr.107/2016, “Për prefektin e qarkut”, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Albert Halilaj, prefekt i Qarkut të Kukësit, lirohet nga kjo detyrë.

Granit Gjana emërohet prefekt i Qarkut të Kukësit.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit