-sidi education-spot_img
22.4 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kushi apel për qytetarët: Protesta është e drejtë, por jo gjuha e urrejtjes

Kryesoret

Diskutimet për klimën e komunikimit publik dhe protestat në vend kanë sjellë reagime nga mazhoranca, ku deputetja socialiste Evis Kushi ka apeluar për më shumë përgjegjësi në gjuhën e përdorur ndaj institucioneve dhe në rrjetet sociale.

Ajo ka theksuar se kritika dhe protesta janë të drejta demokratike, por nuk duhet të kalojnë në fyerje apo gjuhë urrejtjeje.

“Gjatë këtyre ditëve të gjithë jemi dëshmitarë të një gjuhe urrejtje të jashtëzakonshme në rrjetet sociale dhe hapësirën publike. Kam reaguar edhe më parë për këtë fenomen dhe ndjej detyrimin ta përsëris. Respektoj të drejtën e çdo qytetari për të respektuar dhe për të shprehur pakënaqësinë e tij. Protesta është një e drejtë demokratike dhe zëri i qytetarëve duhet të dëgjohet. Por pakënaqësia nuk mund të justifikojë gjuhën e urrejtjes, fyerjet, mallkimet dhe sulmet personale. Demokracia forcohet nga argumenti dhe respekti, jo nga përçarja. Le të mos u mësojmë fëmijëve tanë se fiton ai që bërtet me fort apo fyen më rëndë, le tu tregojmë se fiton respekti, dialogu dhe qytetaria”, thuhet në reagimin e deputetes socialiste.

Teksa vlerësoi protestat, ajo theksoi se Shqipëria ka nevojë për stabilitet, bashkëpunim dhe vazhdimësi të reformave, duke shtuar se sfidat e vendit nuk zgjidhen përmes përçarjes.

“Ndërsa në lidhje me protestën është e vërtetë që sot ka shumë protestues në shesh, por ka akoma më shumë qytetarë të tjerë në shtëpitë e tyre apo në diasporë që Shqipëria të behet pjesë e BE. Sfidat e vendit nuk zgjidhen me përçarje, por me bashkëpunim, këmbëngulje dhe përgjegjësi. Shqipëria ka nevojë për stabilitet, për institucione që funksionojnë, për vazhdimësi në reformat e nisura dhe dialog mes palëve sa herë që lindin paqartësi apo pakënaqësi. Shqipëria fiton jo kur thellohen ndarjet, por ku jemi bashkë dhe e duam njëri tjetrin”, shprehet Kushi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit