Në prag të takimit ndërmjet Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, i dërguari amerikan për Ballkanin, Gabriel Escobar, i tha Zërit të Amerikës të martën se pret nga palët të marrin seriozisht detyrimet e tyre, të dala nga marrëveshja gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve, dhe të fillojnë përmbushjen e tyre për të shënuar përparim në zbatimin e saj. Takimi mes dy udhëheqësve do të mbahet të enjten në Bruksel, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, pas disa muajsh tensionesh dhe përshkallëzimi në Kosovë.
Zëvendës-Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit, Gabriel Escobar thotë se “Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të mbështesin fuqishëm dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian si mënyrë për të arritur një marrëdhënie paqësore dhe frutdhënëse ndërmjet dy vendeve”.
“Do të donim t’u kërkonim palëve t’i marrin seriozisht detyrimet e tyre nga kjo marrëveshje dhe të fillojnë të përparojnë me përmbushjen e detyrimeve ekzistuese dhe të mëparshme nga dialogu dhe nga marrëveshja dhe të fillojnë të shënojnë përparim këtë vit”, thotë ai.
INTERVISTA E PLOTË E ESCOBAR NË VOA