-sidi education-spot_img
2.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ndahet nga jeta në moshën 81-vjeçare aktori i njohur shqiptar

Kryesoret

Aktori i mbi 300 roleve në teatrin “Skampa”, Ilmi Belshaku, ka ndërruar jetë në moshën 81-vjeçare. Belshaku nuk ja doli të fitonte betejën me sëmundjen e rëndë me të cilën po luftonte. Ilmi Belshaku ishte babai i një vajze, të cilën e rriti i vetëm me përkushtim e dashuri, pasi e humbi bashkëshorten në një moshë fare të re.

Kariera e Ilmiut është mjaft e pasur me krijime të arrira në planin aktoresk me shumë figura artistike. Përmendin këtu rolin e Bamkës, atë të arixhiut tek skeçi “Zgjedhjet” ku bashkë me Eser Qatipin krijuan atë dyshe mjaft simpatikedhe të paharruar. Do të përmend në këtë shkrim një rol të tij, ku ai luante një të ri sovjetik me emrin “Filipenko”.

Vetëm me një fizarmonikë të vjetër në dorë , ai u ul në një qoshe dhe ndërhynte në bisedë vetëm me një fjalë “ta provojmë”, kjo krijonte një situatë mjaft komike.

I paharruar roli i interpretimit tij tek komedia e Eduart Ogës “Llotaria Amerikane” vënë në skenë nga Dhimosten Papa, ku bashkë me aktoren e mirënjohur Veronika Papa krijon situata mjaft komike ku spektatori e shoqëron me duartrokitje.

Një rol i arrirë artistikisht është ai i oficerit të dalë në pension tek komedia “Pallati i grave”, por edhe roli i operativit të sigurimit tek drama “Shtëpia me Rrota”.

Një meritë të madhe Ilmiu ka në marrjen përsipër për të bërë detyrën si regjisor në Estradë në vitin 1998 ku kishte më shumë se një vit që kjo trupë nuk jepte shfaqje.

Premiera e tij e parë “Kioska Bosi” u mirëprit mjaft mirë nga spektatori elbasanas duke mbushur sallën plot për disa ditë rresht. Më pas ai ve në skenë me shumë sukses premierat “3 x 2 = 8” dhe “Deputeti, qeni dhe kinezi” etj.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit