-sidi education-spot_img
25.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Të hënën nis Censusi, Rama: Detyrim patriotik, dy fjalë edhe për minoritetet (Greqinë)

Kryesoret

Nis të hënën Censi i Popullsisë dhe Banesave, numërimi i të gjithë popullsisë dhe banesave, operacioni më i rëndësishëm statistikor për të lexuar të sotmen dhe zhvilluar të ardhmen e Shqipërisë. Ky është censusi i 12-të në historinë e shtetit shqiptar. Kryeministri Edi Rama u shpreh sot se censusi është detyrim patriotik që duhet të meritojë vëmendjen e të gjithë për t’u regjistruar.

Censusi ka edhe një aspekt patriotik. Është shumë e rëndësishme që numri i shqiptarëve që jetojnë në këtë vend të jetë real që askush të mos thotë, që as që janë shumë dhe i keni shkruar rrugëve dhe as që janë pak dhe duke qenë pak, jeni një vend që nuk meritoni vëmendjen që meritoni.

Nuk dua të sjell në vëmendje cfarë bënë shqiptarët në Maqedoninë e Veriut sepse nuk jemi në të njëjtin kontekst” tha Edi Rama.

Në pritje të debatit që pritet që të hapet për numrin që do të dalë nga censusi, kishte dy fjalë edhe për minoritetet, që duket se i shkonte debatit me Greqinë.

Minoritetet. Unë jam shumë krenar për shumë gjëra për Shqipërinë, por njëra është që Shqipëria ka legjislacionin më të avancuar europian, është në kategorinë e parë. Sepse janë disa kategori edhe mes BE-së. Ne jemi të parët.

Ligjet i bëmë pa na i kërkuar askush. Nëse ka probleme për dikë ose disa, janë njëlloj në komunitetet me etni shqiptare. Nuk ka asgjë të ndryshme, një minoritar që mund të ngrihet dhe të thotë që “unë kam një problem që lidhet me faktin që jam me një etni tjetër. Leksione për minoritetet Shqipërisë nuk i jep askush, zero!” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit