-sidi education-spot_img
33.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rusia: Ukraina na dëmtoi dy luftanije

Kryesoret

Dy anije të ushtrisë ruse janë dëmtuar në një sulm të shkallës së gjerë të kryer nga Ukraina. Sulmi ndodhi në një bazë ku riparohen anijet në Krimenë e pushtuar nga Rusia, përderisa Kievi raportoi për sulme masive me dronë nga Rusia në infrastrukturën e portit në rajonin e Odesës.

Ministria ruse e Mbrojtjes tha se kantieri detar në Sevastopol, që shërben si bazë kryesore për Flotën ruse të Detit të Zi, u shënjestrua nga dhjetë raketa lundruese dhe tre dronë.

Kjo ministri tha se sistemet e mbrojtjes ajrore rrëzuan shtatë raketa, duke shtuar se anija patrulluese Vasily Bykov ka shkatërruar të gjitha anijet.

Por, zyrtarët rusë konfirmuan se dy anije janë dëmtuar dhe guvernatori i emëruar nga Moska, Mikhail Razvozhayev, tha se të paktën 24 persona janë plagosur.

“Të gjitha shërbimet emergjente po punojnë në vendngjarje, por nuk ka rrezik për objektet civile që gjenden në qytet,” shkroi Razvozhayev në Telegram.

Në kantierin strategjik detar në Gadishullin e Krimesë që Rusia e aneksoi paligjshëm nga Ukraina më 2014 ndërtohen dhe riparohen anije dhe nëndetëse të Flotës ruse të Detit të Zi. Kjo flotë ka kryer shumë sulme me dronë dhe raketa ndaj Ukrainës.

Razvozhayev publikoi fotografi ku shfaqej zjarr në infrastrukturën e portit. Kanalet ruse në Telegram kanë publikuar video dhe fotografi të një zjarri të madh në një ndërtesë pranë ujit, raportoi Shërbimi Rus i Radios Evropa e Lirë.

Sulmi në Sevastopol vjen pasi Ukraina pretendoi më 11 shtator se kishte rimarrë kontrollin e platformave strategjike për shpimin e gazit dhe naftës në Detin e Zi, që Rusia kishte marrë nën kontroll më 2015. Rusia ka përdorur këto platforma për të vendosur armë dhe për të nisur sulme me helikopterë./REL

Artikulli i plotë këtu.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit