Ish-këshilltari i Olta Xhaçkës dhe njëkohësisht biznesmeni Amant Josifi është arrestuar në Dubai i akuzuar ndërkombëtarisht për mashtrim me bursat dhe call center-at.
Nëpërmjet gjurmimit të rrjeteve kompjuterike, hetuesit spanjollë arritën t’i gjenin adresat e protokollit të internetit nga ku funksiononte platforma “universe-markets.com” në Shqipëri, Ukrainë dhe Serbi.
Gjithashtu zbuluan një duzinë platformash mashtruese të ngjashme të krijuara nga një organizatë kriminale ndërkombëtare e njohur si “Milton Group”, e cila përdorte qendra thirrjesh dhe operatorë në Shqipëri, Bullgari, Gjeorgji, Maqedoni të Veriut dhe Ukrainë.
Më 8 dhe 9 nëntor 2022, në bashkëpunim me Eurojust dhe Europol, SPAK bastisi 6 qendra thirrjesh telefonike në Shqipëri të lidhura me “Milton Group” dhe arrestoi 4 të dyshuar. Këto qendra ishin në pronësi të tre kompanive të lidhura me biznesmenin Amant Josifi.
Ai nuk ishte mes të arrestuarve nga operacioni policor, edhe pse ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritet spanjolle.
“Milton Group” është një organizatë kriminale ndërkombëtare e dyshuar si e përfshirë në krimin kibernetik, mashtrime dhe pastrim parash në Europë që nga viti 2016.
Ndryshe nga sa premtojnë, organizata i mashtron viktimat e saj pasi fiton besimin e tyre nëpërmjet teknikave të inxhinierisë sociale. Organizata ka mashtruar qindra-mijëra viktima prej vitit 2018, duke siguruar të ardhura me vlerë 50 milionë euro çdo tremujor.
Arrestimi i Amant Josifit në Dubai, reagon për herë të parë policia
Arrestohet “truri” i call center Josifi, Berisha: Mik i Olsi Ramës, e fshehu një javë!
EMRI/ Mashtrimet me Call Center-at, arrestohet në Dubai ish-këshilltari i Olta Xhaçkës